Reformat në Serie A, propozohet reduktimi i skuadrave dhe inkuadrimi i “Play Off-it”

Federata Italiane e Futbollit ka në mendje reformat për Serie A,B dhe C.

Sport

26/04/2021 15:18

Këtë e ka konfirmuar vet perisdenti i Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina, përcjell lajmi.net.

Gravina deklaroi se do të ketë reforma të reja në Serie A, B dhe C pas 30 qershorit.

Qëllimi mbetet i njejtë, reduktimi i ndeshjeve dhe mbrojtja e ndeshjeve të rëndësishme (derbi) dhe reduktimi i skuadrave.

“Formati i ri ka të bëjë me reduktimin e numrit të skuadrave”, tha Gravina.

Ai u pyet edhe për Play Off-in.

“Për Play Off? Më vjen keq që kam gabuar kur kam folur për të dy vite më parë. Për Play Off mendon vetëm Premirerliga, por nëse me pyesni nëse jam në favor apo kundër, do të thoja që e favorizoj shumë”, shtoi ai.

“Por, është e qartë që duhet ti përfshijmë të gjithë në këtë dialog para se të marrim vendim, nuk mund të bëjmë reforma pa pasur konsensus me të tjerët”, përfundoi Gabriele Gravina./Lajmi.net/