Carvajal: Sot bëmë një hap prapa në luftën për titull

Futbollisti i Real Madridit, Daniel Carvajal është shprehur i zhgënjyer pas barazimit ndaj Real Betisit.

Sport

24/04/2021 23:06

Real Madridi barazoi pa gola ndaj Real Betisit në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligas, shkruan lajmi.net.

Por, pas ndeshjes, Dani Carvajal nuk ishte i kënaqur me epilogun e takimit.

Carvajal u shpreh se “Los Blancos” kanë bërë një hap parapa në luftën për titullin e La Ligas.

“Skuadra doli në fushë për të fituar sot, por ne bëmë një hap prapa në luftën për titullin e La Ligas”, tha ai.

“Ne do të përpiqemi të marrim 15 pikët e plota të mbetura në ligë”, shtoi ai.

“Kalendari është tmerrësisht i vështirë për ne, mungesat janë të evitueshme pas kësaj ndeshje për ne”, tha Carvajal.

“Tani duhet të mbajmë formën me lojtarët që kemi, dhe kjo është e vështirë sepse ata nuk mund të pushojnë”, përfundoi Dani Carvajal./Lajmi.net/