Roma dhe Atananta ndahen baras në “Stadio Olimpico”

Roma dhe Atalanta janë ndeshur në kuadër të xhiros së 32-të të Serie A.

Sport

22/04/2021 20:24

Atalanta pati raste të mira këtë ndeshje dhe arritën të shënojnë të parët, shkruan lajmi.net.

Gosens asistoi për Malinovsky i cili shënoi golin e avantazhit për Atalantan.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e “Deas”.

Në pjesën e dytë, Gosens bëri dy gabime duke u ndëshkuar me të kuq në min (69’).

Kjo i dha hapësirë “Giallorossëve” për të marrë ndeshjen nën kontroll.

Cristante shënoi në min (75’) për të barazuar rezultatin.

Rezultati përfundimtar, Roma 1-1 Atalanta./Lajmi.net/