ZYRTARE: Liverpool largohet nga Superliga

Klubi i Liverpoolit, ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare se nuk do të jenë pjesë e Superligës.

Sport

20/04/2021 23:59

“Klubi i Futbollit, Liverpool, mund të konfirmojë që përfshirja jonë në planet e propozuara për të formuar një Superligë Evropiane është ndërprerë”, është shkruar në komunikatë, përcjell lajmi.net.

Lojtarët e Liverpool gjatë ditës së sotme kanë postuar një fotografi ku shkruhej se nuk dëshirojnë pjesëmarrjen në këtë gare dhe janë kundër kësaj ideje./Lajmi.net/