Ky është çmimi që duhet të paguajë Tottenham për shkarkimin e Mourinhos
Trajneri Jose Mourinho do paguhet mjaftë mirë edhe pse u shkarkua nga posti i Tottenhamit.
Sport
Tottenham njoftoi me shkarkimin e teknikut portugez pas 17 muajve në mëngjes, përcjellë lajmi.net.
Sipas Independent, vendimi për shkarkimin e Mourinhos u marrë pas ndeshjes ndaj Evertonit, që përfundoi me rezultat 2 – 2.
Media angleze gjithashtu zbuloi se Spurs tani duhet të paguajnë 15 milionë euro për Mourinhon.
Vendimi se kush do jetë trajneri i ri do kuptohet gjatë verës, derisa përkohësisht në krye të londinezeve do jetë Ryan Mason./Lajmi.net/