Kane thyen heshtjen pas shkarkimit të Mourinhos
Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka thyer heshtjen për herë të parë pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Sport
Tekniku portugez pas 17 muajve në krye të Spurs u shkarkua për arsye të rezultateve jo të mira, përcjellë lajmi.net.
Kane ka falënderuar Mourinhon duke i uruar suksese në të ardhmen.
“Faleminderit për gjithçka trajner. Kënaqësi të punojmë se bashku. Të uroj më të mirat në sfidën e radhës”, shkroi ai në Twitter.
Thank you for everything Boss. A pleasure to have worked together. I wish you all the best for your next chapter. pic.twitter.com/n3MLECMdC1
— Harry Kane (@HKane) April 19, 2021
Kane ka shkëlqyer në urdhrat e Mourinhos duke u përmirësuar në shumë aspekte./Lajmi.net/