Edhe Arsenali jep dorëheqje nga ECA
Pas katër skuadrave Manchester United, Juventus, Inter, Milan, tani edhe Arsenal ka dhënë dorëheqje nga Shoqata e Klubeve Evropiane.
Sport
Arsenali i është bashkuar skuadrave, Manchester United, Juventus, Milan dhe Inter duke u dorëhequr nga të gjitha pozitat në ECA, e njohur ndryshe si Shoqatat e Klubeve Evropiane, transmeton lajmi.net.
Siç bën të ditur, korrespodenti i “Goal.com”, Charles Watts, Arsenali tashmë zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga ky instutucion.
Vinai Venkatesham i cili ishte anëtar i Bordit ka dhënë dorëheqje, ai ishte emëruar në këtë pozitë vetëm dy muaj më parë./Lajmi.net/
Have had confirmation that Arsenal have now left the ECA. Vinai Venkatesham has stood down from his role on the ECA board.
— Charles Watts (@charles_watts) April 19, 2021