Arsenali dhe Manchester United kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League

Skuadrat angleze, Manchester United dhe Arsenal kanë arritur lehtësisht kualifikimin në gjysmëfinale të Europa League.

Sport

15/04/2021 22:53

“The Gunners” arritën fitore të thellë ndaj Slavia Pragës me rezultatin 0-4, shkruan lajmi.net.

Arsenali shënoi tre gola të shpejtë në pjesën e parë përmes, Pepe (18’), Lacazette (21’) dhe Saka min (24’).

Goditjen përfundimtare për londinezët e dha Lacazette duke shënuar golin e dytë personal në këtë takim në min (77’).

Në anën tjetër, Manchester United ka triumfuar me rezultatin 1-0 me golin e Edinson Cavani në min (6’) dhe Jesus Vallejo shënoi autogol në min (90′)

Rezultati përfundimtar, Manchester United 2-0 Granada, Slavia Prague 0-4 Arsenal.

Arsenal do të ketë përballë Villarealin në gjysmëfinale, ndërsa Manchester United do të përballet me Romën./Lajmi.net/