E ardhmja e Suarez mbetet ‘enigmë’, ai ka disa oferta për të ardhmen
Luis Suarez nuk dihet akoma nëse do të vazhdojë kontratën e tij me Atletico Madrid për vitin e ardhshëm.
Sport
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se uruguaiani ka marrë oferta të tjera për të ardhmen e tij, e cila mbetet enigmë, transmeton lajmi.net.
Ai ka marrë dy oferta, njërën nga Inter Miami në MLS, ku Davic Beckham ka shprehur interesim të madh për lojtarin si president i klubit.
Ndërsa, oferta tjetër është ajo e Liverpoolit, klub në të cilin El Pistolero arriti kulmin e karrierës së tij, përpara se të transferohej te Barcelona.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Suarez qëndrojë edhe te ‘Los Colchoneros’ për sezonin tjetër, klub në të cilin po kalon kohë të mirë./Lajmi.net/