Tottenham e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Unitedit

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit Tottenham - Manchester United.

Sport

11/04/2021 18:19

Spurs janë në avantazh me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat kanë zhvilluar lojë mjaftë ofensivë duke provuar të gjejnë golin.

Ishte Edinson Cavani që realizoi i pari për 0 – 1, por pas rishikimit të VAR-it goli u anulua sepse McTominay kishte fauluar Son.

Ndërsa, në aksionin tjetër, Tottenham gjeti golin përmes Son.

Moura asistoi për sulmuesin, i cili nuk gaboi në pozitën një kundër një me portierin (40′)./Lajmi.net/

https://twitter.com/AllezAllezAIlez/status/1381278933568663552