Van Dijk tregon ecurinë e rikuperimit, premton të kthehet më i fortë nga dëmtimi

Van Dijk mendon se gjëja më e rëndësishme për të ka qenë të qëndrojë besnik ndaj vetvetes gjatë periudhës së dëmtuar.

Sport

09/04/2021 11:46

Mbrojtësi shton se po pret me padurim të luajë përsëri dhe ai thjesht do të shijojë kohën kur të kthehet në fushë, transmeton lajmi.net.

“Në këtë periudhë të lëndimit, ju mendoni për shumë gjëra dhe vlerësoni edhe më shumë atë që keni pasur dikur,” i tha Virgil van Dijk JBL.

“Padyshim, nuk është e lehtë, por gjëja më e rëndësishme për mua është të qëndroj besnike ndaj vetes dhe të punoj sa më shumë që mundem”.

“Kur do të rikthehem në fushë, atëherë unë thjesht duhet të shijoj çdo pjesë të saj dhe të përpiqem të jem lojtari më i mirë që mund të jem”.

“Unë nuk do të marr asgjë si të mirëqenë. Unë thjesht punoj, kënaqem, kam një buzëqeshje në fytyrën time dhe përpiqem të qëndroj në formë”.

Van Dijk është duke vazhduar rikuperimnin e tij pas një dëmtimi të tmerrshëm që ka pësuar në gju, mirëpo akoma nuk është i gatshëm për t’u rikthyer.

Trajneri holandez, Frank de Boer, kishte sugjeruar që 29-vjeçari mund të ishte në rrugën e tij të kthimit deri në fund të majit, që do të thotë se ai nuk ka gjasa të paraqitet për Reds këtë sezon.

Këtu është një video që mbrojtësi bëri me kompaninë e altoparlantëve JBL:/Lajmi.net/