Liga e Kampionëve zgjedh formacionin e javës, dominojnë yjet e Chelseas

Liga e Kampionëve ka publikuar formacionin e javës pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Sport

08/04/2021 16:35

Këtë javë u zhvilluan katër sfida shumë interesante në kuadër të çerekfinaleve, ku Real Madrid mposhti Liverpoolin (3-1), City fitoi ndaj Dortmundit (2-1), PSG siguroi fitore ndaj Bayernit (2-3), derisa Chelsea lehtësisht triumfoi ndaj Portos (0-2), përcjellë lajmi.net.

Në këto super sfida disa lojtarë ishin në formën më të mirë të mundshme.

Liga e Kampionëve ka publikuar formacionin e javës, ku dominon Chelsea me katër lojtarë, ndjekur nga PSG-ja me tre dhe City me Realin me nga dy lojtarë.

Formacioni i javës: Mendy; Azpilicueta, Marquinhos, Chilwell; Mount, Foden; Asensio, De Bruyne, Vinicius; Mbappe, Neymar./Lajmi.net/