Asensio bën një gjest të jashtëzakonshëm, shfaq shpirtin e tij ‘human’

Real Madrid ka fituar ndeshjen e fundit kundër Liverpoolit me rezultat 3-1, ku njëri nga realizatorët ishte edhe Marco Asensio.

Sport

07/04/2021 18:45

Misa Rodríguez, portieri i ekipit të femnave të Real Madrid, postoi një foto mbrëmë për të krahasuar festimin e saj me Marco Asensio duke shkruar: “I njëjti pasion”, raporton lajmi.net.

Ajo vendosi ta fshi postimin e saj pasi po mbushej me komente seksiste.

Megjithatë, Asensio, postoi përsëri fotografinë duke shkruar: I njëjti pasion. Mos lejoni asgjë dhe askush t’ju ndalojë të thoni atë që mendoni”.

Një gjë të tillë e ka vazhduar edhe klubi i Barcelonës, duke postuar një fotografi të  yllit të skuadrës Lionel Messi dhe Lieke Martens me mbishkrimin: “I njëjti pasion”.

Gjesti i Asensios duhet vlerësuar shumë, pasi ka shfaqur shpirtin e tij të vërtetë human./Lajmi.net/