Zbulohet sekreti i golave të Benzemas, ai kalon nëpër një rutinë të veçantë?!

Karim Benzema kalon nëpër një rutinë të njëjtë përpara çdo ndeshje.

Sport

07/04/2021 16:22

Mirëpo, si ndodhë e gjithë procedura e përgatitjes së Karim Benzema përpara një ndeshje?

Aty ndodh ‘magjia’ ndërsa fizio i Real Madridit e prek atë me dorën e tij dhe ndoshta ngarkon këpucën e tij me ndonjë superfuqi në një mënyrë të tillë, përcjell lajmi.net.

Francezi vendosë taket e tij në këmbën e djathtë, pa lëvizur aspak këmbën tjetër, kjo duket se i ndihmon në përforcimin e vetëbesimit.

I njëjti akt përsëritet me taken e majtë, e pas kësaj sulmuesi është i gatshëm të dalë në fushë.

Shikoni këtë video për të parë se si ndodh procesi në çdo detaj.

Gazetari e pyeti stafin mjekësor se cili ishte kuptimi i gjestit.

“Ky gjest bëhet në mënyrë që t’i japim fat më shumë lojtarit, përsëritet gjithmonë”, u përgjigj ai.

I pyetur nëse e bën atë vetëm me Benzemën, ai tha: “Po, vetëm me Benzem. Unë prek takat e tij”./Lajmi.net/