Varane pozitiv me COVID-19, mungon ndaj Liverpoolit

Kanë nisur problemet te Real Madrid para ndeshjes ndaj Liverpoolit.

Sport

06/04/2021 13:41

Skuadra spanjolle ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Raphael Varane ka testuar pozitiv në analizat e COVID-19, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë:

“Real Madrid njofton se Raphael Varane ka dal pozitiv në testin e  COVID-19 në mëngjes”, shkruhet në komunikatë.

Kjo nënkupton që pos Ramos, tani as francezi nuk do jetë në gjendje të përballet me kampionin e Anglisë, duke lënë vetëm Nachon dhe Eder Militaon si qendërmbrojtës.

Pos kësaj, Reali do jetë pa dy qendërmbrojtësit kryesorë edhe në “El Clasicon” këtë të shtunë./Lajmi.net/