Asensio: Do përmirësohemi edhe më shumë, gjithçka është një proces dhe duhet kohë

Marco Asensio ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Eibar.

Sport

03/04/2021 18:41

Reali shënoi fitore në kuadër të xhiros së 29-të të La Ligas ndaj skuadrës së Eibar, shkruan lajmi.net.

“Los Blancos” ishin nën kontroll gjatë gjithë ndeshjes me Eibarin që dështoi të krijojë ndonjë rast e të rrezikojë shumë portën e Courtois.

Asensio kishte shënuar një gol në min (37), por që goli u anulua nga sistemi VAR.

Spanjolli ishte në formë dhe shënoi prap, në min (41’) shënoi gol për ti dhënë avantazhin Realit.

Pas ndeshjes ai u shpreh i lumtur me golin e tij.

“Bëmë një ndeshje të qetë dhe fituam siç duhet”, tha ai.

“Unë mundohem ti shfrytëzoj mundësitë e mija, tani shënova por më parë kaloi pak kohë pa gola”, tha Asensio.

“Jam mirë, gjithçka është një proces. Ne me siguri do përmirësohemi dhe do të shohim më shumë ndeshje të mira dhe më shumë gola”, përfundoi Marco Asensio./Lajmi.net/