ZYRTARE: Real Madrid do të mbajë zgjedhje të reja presidenciale

Real Madrid do të ketë zgjedhje të reja presidenciale.

Sport

01/04/2021 13:20

Florentino Perez e bëri këtë thirrje gjatë mbledhjes së sotme të bordit të drejtorëve, përcjell lajmi.net.

Perez ka qenë i pakontestueshëm si president i Los Blancos që nga viti 2009.

Florentino Perez bëri thirrje për zgjedhje të reja presidenciale sot ndërsa u takua me bordin e drejtorëve, sipas faqes zyrtare të klubit.

Perez iu drejtua komitetit zgjedhor për këtë çështje, duke u kërkuar atyre që të fillonin procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri dhe bordit të ri të drejtorëve.

Megjithatë, duket një zhvillim vërtet i çuditshëm. Nëse Perez nuk po përjeton probleme shëndetësore ose, në të vërtetë, nëse është një shaka e një prilli, nuk dihet pse do të ndodhë kjo gjë./Lajmi.net/