Rrahmani i gatshëm për Crotonen, kompleton stërvitjen e plotë te Napoli

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është shëruar nga lëndimi dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen e vikendit.

Sport

31/03/2021 14:50

Rrahmani ishte pjesë në listën e Challandes për ndeshjet e muajit mars, por pastaj u rikthye te Napoli, meqenëse nuk ia doli të shërohej me kohë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, gazetari Gianluca di Marzio ka konfirmuar se kosovari ka zhvilluar stërvitje të plotë me Napolin.

Duke marrë parasysh se kompletoi stërvitjen e plotë, ai do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Crotones.

Pos tij, te Napoli është rikthyer edhe Petagna./Lajmi.net/