Salah për ndeshjen ndaj Real Madrid: Kam motiv të veçantë për të fituar

Mohamed Salah në një deklaratë ka treguar se ka lënë pas zhgënjimin e humbjes në Ligën e Kampionëve gjatë vitit 2018.

Sport

30/03/2021 21:57

Në ndeshjen e zhvilluar mes Liverpoolit dhe Real Madrid në vitin 2018, Salah u largua nga ndeshja pas një dëmtimi që pësoi në duel me Sergio Ramos.

“Le të themi vetëm se unë kam motiv të veçantë për të fituar duelin dhe për të kaluar në gjysmëfinale,” tha Salah për gazetën Marca kur u pyet në lidhje me ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid.

“Ajo që do të ndodhë tani nuk do të ndryshojë rezultatin e finales në Kiev. Kjo është në të kaluarën”.

“Ajo lojë është në të kaluarën, kështu që unë nuk e mendoj për këtë,” u përgjigj Salah kur u pyet nëse dëshiron të hakmerret ndaj Ramosit.

Los Blancos do të përballet me Liverpoolin në raundin e 8-të në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë do të luhet në Madrid më 6 prill ndërsa ndeshja kthyese është planifikuar për në 14 prill./Lajmi.net/