E konfirmon agjenti: Nuk janë vetëm Barcelona dhe Reali në garë për Alaba

Agjenti i David Alabas, Pini Zahavi nuk ka garantuar se klienti i tij do transferohet te Barcelona ose Real Madrid.

Sport

29/03/2021 22:11

Austriakut i skadon kontrata në qershor dhe është duke u bërë garë e madhe nga top gjigantët evropianë, transmeton lajmi.net.

Real Madrid dhe Barcelona shihen si destinacionet e preferuara te Alaba, derisa thuhet se lojtari ka refuzuar kalimin te Chelsea.

Sidoqoftë, agjenti Zahavi ka konfirmuar se ende s’ka asnjë marrëveshje.

“David duhet të zgjedhë se kush do e fitojë garën. Jemi duke biseduar edhe me klubet e tjera. Nuk ka ndonjë afat”, tha ai.

Real Madrid thuhet se ka marrëveshje me Alaba, por ende nuk është nënshkruar kontrata./Lajmi.net/