Kroos do pensionohet nga Gjermania pas Euro 2021

Është paralajmëruar se Joachim Low do largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë pas Kampionatit Evropian dhe tani mesfushori Toni Kroos do ta ndjekë këtë rrugë.

Sport

28/03/2021 17:09

Mesfushori ka zhvilluar 101 ndeshje me Gjermaninë duke realizuar 17 gola dhe fituar Kupën e Botës në vitin 2014, transmeton lajmi.net.

Sipas Bild, Kroos do pensionohet sapo të përfundojë Euro 2021.

Në këtë pikë, Kroos do arrijë të fokusohet më shumë me Real Madridin.

Kontrata e gjermanit me “Los Blancos” skadon në vitin 2023./Lajmi.net/