Agjenti i Hysaj, Giuffredi konfirmon: Bisedimet me Napolin dështuan, Hysaj largohet

Agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, Elseid Hysaj, Mario Giuffredi ka konfirmuar largimin e shqiptarit nga "Diego Armando Maradona Stadium".

Sport

25/03/2021 19:16

Giuffredi konfirmoi se ekzistonte një tentativë e fundit për ta mbajtur Hysaj në Napoli, por që pas negociatave nuk është arritur marrëveshje dhe fati i tij do jetë larg “Diego Armando Maradona Stadium”, transmeton lajmi.net.

Sipas italianit, negociatat kanë vazhduar për më shumë se një vit, por marrëveshja e tij pritet të skadojë më 30 qershor.

“Hysaj është shumë i qetë, pavarësisht nga fakti se kontrata e tij po skadon, sepse ai e di që Gennaro Gattuso ka besim tek ai” tha ai..

“Ai po bën paraqitje të mira në ato nivele që nuk i kishte arritur që kur Maurizio Sarri ishte trajner në këtë klub. Hysaj dëshmoi se është një profesionist edhe pa një kontratë të re, ai nuk po shkakton probleme dhe vazhdon punën e tij”, shtoi ai.

“Ka shumë lojtarë në Serie A që po arrijnë fundin e kontratave të tyre, si Nikola Maksimovic ose Gianluigi Donnarumma i Milanit, por askush nuk dyshon në angazhimin ose profesionalizmin e tyre”, tha Giuffredi.

Giuffredi u shpreh skeptik për arritjen e një marrëveshje me Napolin.

“Pas shumë vitesh dhe kaq shumë takimesh me përpjekje të dështuara për të arritur një marrëveshje, është e arsyeshme që ai të dojë të bëjë një ndryshim dhe të përjetojë gjëra të reja”, përfundoi Mario Giuffredi./Lajmi.net/