Stoli i Real Madrid mund të pësojë ndryshime, Zidane mund të largohet

Me vetëm disa javë që kanë mbetur deri në fund të sezonit, e ardhmja e trajnerit të Real Madrid Zinedine Zidane është në ajër.

Sport

25/03/2021 11:13

Kështu raporton Diario AS, ku thotë se francezi ka një kontratë deri në vitin 2022, por asnjëherë nuk ka folur për sezonin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

Kjo është mjaft e zakonshme në mënyrën në të cilën ai punon, por dyshimet se ky sezon mund të jetë i fundit për të në klub janë rritur kohët e fundit.

Ekipi kombëtar francez ka pranuar haptazi interesin e tyre për të rekrutuar ish-mesfushorin e tyre legjendar kur Didier Deschamps largohet nga pozicioni i tij si trajner.

Njëri nga kandidatët ideal i cili do mund ta zëvendësonte Zidanen padyshim që është Joachim Low, i cili do të largohet me të përdunduar Euro 2021.

Joachim Low, i cili do të largohet nga ekipi kombëtar gjerman pas Euro 2020, është gjithashtu një opsion./Lajmi.net/