Çfarë është vaksina kineze? Ekspertët e ISHP: Përdor teknologjinë tradicionale të virusit të dobësuar

A është me të vërtetë vaksina kineze koronavirus i dobësuar?

Fun

25/03/2021 10:04

Ndonëse vaksina kineze Sinopharm pritet të vijë javën që vjen pasi këtë të mërkurë është nënshkruar edhe marrëveshja, ekspertët e shëndetit garantojnë se vaksina Sinopharm është e sigurtë, shkruan “TopChannel”.

 Madje kjo vaksinë ndryshe nga Pfizer Biontech, e cila kërkohet në kushte frigoriferike nën 70 gradë Celsius, Sinopharm ruhet njëlloj si vaksinat e tjera të kalendarit të detyrueshëm apo si vaksina e gripit, transmeton lajmi.net.

Por ndryshe nga vaksina ruse apo edhe vaksinat e tjera, Sinopharm është virus i dobësuar që injektohet dhe që nxit qelizat për të krijuar antitrupa.

Vaksina kineze do të aplikohet në moshën mbi 18 vjeç e lart dhe pritet që javën e parë të muajit prill të nisë vaksinimi masiv i popullatës. /Lajmi.net/