De Laurentiis thyen heshtjen publike, lëvdon Gattuson dhe skuadrën

Presidenti i Napolit, Aurelo De Laurentiis ka thyer heshtjen të cilën klubi kishte që nga 14 shkurti.

Sport

22/03/2021 08:07

Napoli përballej me disa probleme të brendshme, ku flitej shkarkimi i Gattusos dhe zëvendësimi i tij, shkruan lajmi.net.

Napoli pas presionit mediatik, kishte vendosur që asnjë zyrtar i klubit të mos prononcohej për media. Pra, ata nuk janë prononcuar që nga 14 shkurti, as në konferencat për shtypin pas ndeshjeve.

Por, pas fitores së djeshme ndaj Romës, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili ka thyer heshtjen përmes llogatisë së tij në rrjetin social, Twitter.

“Bravo Gattuso, bravo skuadra. Përpara kështu! Forza Napoli”, kishte shkruar De Laurentiis në Twitter./Lajmi.net/