Napoli publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Romës, mungon Rrahmani

Napoli ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në ndeshjen ndaj Romës.

Sport

20/03/2021 20:09

Napoli ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar ndaj Romës, në ndeshjen e cila do zhvillohet në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A, transmeton lajmi.net.

Hysaj është i ftuar dhe është i gatshëm të përballet me “Giallorossët”, ndërsa Rrahmani ende nuk është i gatshëm as për këtë sfidë.

Lozano është rikthyer në formacionin bazë, ndërsa Di Lorenzo mungon.

Lista e plotë e lojtarëve të Napolit për përballjen me Romën./Lajmi.net/