Përfundon pjesa e parë, Reali në avantazh ndaj Celta Vigos

Real Madrid ka shkuar në pushime me avantazhin prej një goli ndaj Celta Vigos.

Sport

20/03/2021 17:04

Ishte sulmuesi në formë Karim Benzema që është duke mahnitur me paraqitjet e tij, shkruan lajmi.net.

Benzema shënoi golin e parë në min (19′), pas një pranimi të topit nga Kroos dhe plasoi një goditje ku shënoi një gol të bukur.

Francezi nuk u ndal me kaq, ai shënoi golin e dytë personal në min (30′).

Por, as vendasit nuk qëndruan duarkryq. Pas një aksioni të organizuar, ishte futbollisti Mina i cili shënoi në min (40′).

Rezultati i pjesës së parë, Celta Vigo 1-2 Real Madrid./Lajmi.net/