Toni Kroos reagon pas shortit të Ligës së Kampionëve

Real Madrid do të përballet me Liverpoolin në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/03/2021 12:59

Ndeshja e parë mes dy klubeve do të zhvillohet më 6 prill në Spanjë, ndërsa pas një jave do të shohim edhe ndeshjen e kthimit në Anfield, më 13 prill, shkruan lajmi.net.

Për këtë short, ka reaguar edhe mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, me një postim në rrjetin e tij social ‘Twitter’.

Ai ka shpërndarë një foto të shortit, duke thënë: “Short i mirë”, për t’i shtuar kështu edhe më shumë ‘benzinë’ ndeshjes së zjarrtë.

Theksojmë se në këtë përballej do të shohim edhe një herë tjetër duelin mes Sergio Ramos dhe Mohamed Salah./Lajmi.net/