Mourinho me një gjest të jashtëzakonshëm, duartroket në dhomat e zhveshjes së Dinamo Zagrebit
Dinamo Zagreb ka bërë një përmbysje të madhe gjatë ditës së djeshme, kur edhe ka eliminuar Tottenhamin me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Sport
Menaxheri i Tottenham, Jose Mourinho, pati kritika të shumta për skuadrën e tij, por në të njëjtin moment edhe lëvdata të mëdha për ekipin kundërshtar, shkruan lajmi.net.
Mourinho bëri një gjest shumë të veçantë pas ndeshjes, kur edhe i përgëzoi lojtarët e Dinamo Zagreb për ndeshjen e zhvilluar.
Ai u pa duke duartrokitur në dhomat e zhveshjes të skuadrës nga Zagrebi, video të cilën mund ta shikoni më poshtë:/Lajmi.net/
Jose Mourinho applauds Dinamo players after the match. pic.twitter.com/yhgcLqCPAQ
— Herman ?? (@Herman_Cro) March 18, 2021