Merret vendimi përfundimtar nëse duhet operuar Hazardi

Eden Hazard është lënduar përsëri dhe po vazhdon t'i mungojë skuadrës së Real Madridit.

Sport

17/03/2021 15:27

Kjo është pikërisht faza kur klubeve iu duhen më së shumti lojtarë, ndërsa Real Madrid vazhdon të jetë pa njërin nga lojtarët e tyre më të shtrenjtë, transmeton lajmi.net.

Tani është marrë vendim nga stafi mjekësor i Los Blancos që Hazard nuk duhet operuar.

Belgu raportohet se nuk do të luajë më asnjëherë deri sa të mos jetë i gatshëm 100% dhe kësisoj mund të humbasë ndeshjen ndaj Barcelonës.

Nuk dihet akoma nëse Hazard do të rikthehet pas pushimit me kombëtare apo vetëm në EURO 2020./Lajmi.net/