Modric: Jam 35 por ndjehem sikur jam vetëm 27, jam i uritur për më shumë

Luka Modric këmbëngul se ai ende ndjen se mund të performojë në nivelin më të lartë pavarësisht moshës së tij.

Sport

17/03/2021 08:57

Ai thotë se lojtarët e Real Madrid duan të mbajnë këtë gjendje fituese dhe të shkojnë sa më shumë të jetë e mundur në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

“Unë jam 35 vjeç por ndihem sikur jam vetëm 27,” i tha Luka Modric Movistar pas ndeshjes. “Ndihem shkëlqyeshëm.

“Ju nuk duhet ta shikoni moshën, gjithçka ka të bëjë me atë se si ne performojmë në fushë, pavarësisht nga mosha. Unë jam akoma i uritur për më shumë, për të vazhduar të luaj në nivelin më të lartë dhe ndihem shkëlqyeshëm”, u shpreh ai.

Kroati bëri një ndërhyrje vendimtare kur portieri i Atalanta u përpoq të largonte topin. Mesfushori ia dha topin Benzema i cili edhe shënoi gol./Lajmi.net/