Edhe një tjetër rinovim në klubin e Parisit, Bernat deri më 2025

Juan Bernat ka arritur një marrëveshje të re rinovimi me klubin e Paris Saint-Germain, ku do të mbetet në klub deri më 2025.

Sport

16/03/2021 18:46

Pas Di Marias, tani ishtë radha për mbrojtësin anësor të Parisienëve që të nënshkruante marrëveshjen e re, raporton lajmi.net.

Bernat, i cili thuhej se po kërkohej nga Barcelona dhe disa klube të tjera evropiane, tani ka nënshkruar kontratë të re.

“Paris Saint-Germain është i lumtur të njoftojë se Juan Bernat ka nënshkruar një zgjatje të kontratës katër-vjeçare”, është thënë në njoftimin e klubit.

Kontrata e re do ta mbajë Bernatin në klub deri në vitin 2025./Lajmi.net/