Shefi ekzekutiv i Twitter e ka nxjerrë në shitje postimin e tij të parë si art digjital, çmimi është $2,500,000
Këto po që janë bërë të popullarizuara, pasi muajin e kaluar një fotografi komike e një maceje u shit për $600,000.
Auto & Tek
Jack Dorsey, shefi ekzekutiv i Twitter, ka ofruar postimin e tij të parë në platformë si art digjital, dhe tani është në shitje në ankand, shkruan lajmi.net.
Deri më tani, çmimi ka arritur vlerën 2.5 milionë dollarë, dhe nuk është vendosur akoma se a është blerësi ky, apo do të ketë oferta më të larta.
Postimi është bërë më 21 mars 2006, dhe thotë “vetëm po e organizoj twitter-in tim”.
Blerja e këtij arti digjital, mund të bëhet vetëm me kriptovaluta, dhe pasi personi të marrë NFT, ata nuk mund ta shesin atë.
Shitja e këtyre postimeve ose fotografive të ndryshme si NFT është duke u bërë trend tash e një muaj, kur një fotografi e një maceje, u shit në vlerë prej $600,000.
Jak Dorsey duket të jetë i përfshirë më shumë tani në kriptovaluta, teksa në muajin shkurt ai bleu 3,318 bitcoin, ndërsa në tetorin e 2020, ai bleu edhe 4,709 bitcoin. /Lajmi.net/