A mund të ua prishin mikrofonin e telefonit kufjet?
Mund të ketë ngjarë, mirëpo me shumë gjasë është rastësi.
Auto & Tek
Nuk është e rrallë që pasi të përdorni frekuentisht kufjet të iu ketë ngjarë të keni probleme me mikrofonin e telefonit, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, kjo në fakt nuk është shkaktari. Asgjë nga sinjalet që pranojnë kufjet prej telefonit nuk mund të ndikoj në dëmtimin e harduerit të telefonit.
Edhe po të ishte duke shkaktuar probleme, do të ishte diçka që përfshinë spikerin e jo mikrofonin.
Mirëpo nëse përdorni kufje që mund të kenë hyrës më të madh sesa që i përshtatet telefonit, ajo mund të krijoj komplikime në zërim.
Gjithashtu nëse nuk e fusni mirë hyrësin e kufjeve në telefon, mund të përjetoni vështirësi në dëgjim ose mikrofon, por vetëm gjatë kohës që ato janë të lidhura keq.
Por sa i përket dëmtimeve afatgjata, edhe pse shumë njerëz përballen me këtë, me shumë gjasë është vetëm një koincidencë. /Lajmi.net/