Benzema: Duhet të japim më të mirën për të arritur vendin e parë
Karim Benzema është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Elches në kuadër të xhiros së 27-të të La Ligas.
Sport
Benzema u bë protagonisti kryesor i Realit në këtë ndeshje duke i siguruar fitoren me dy golat e tij, transmeton lajmi.net.
“Los Blancos” u gjendën në disavantazh nga goli i Dani Calvo në min (61′), por Benzema u përkujdes që pikët e plota ti marrë Reali. Francezi shënoi në min (73′) dhe (90+2).
Pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe epilogun e ndeshjes.
“Unë jam shumë krenar për lojën që bëra këtë ndeshje. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, por ia dolëm”, tha ai.
“Goli i dytë ishte një gol i bukur dhe na jep tre pikë. Pra, jemi më të lumtur se kurrë”, tha Benzema.
“Sa herë që hyjmë në fushë, e dimë që të japim më të mirën për të arritur vendin e parë”, përfundoi Karim Benzema./Lajmi.net/