Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve, rikthehen disa yje në ekip

Real Madrid do të luajë ndaj Elches në kuadër të La Ligas, nesër me fillim nga ora 16:15.

Sport

12/03/2021 15:32

Sulmi i Los Blancos ka marrë një pamje krejtësisht të re për këtë ndeshje, ku shihet rikthimi i disa yjeve, shkruan lajmi.net.

Vëmendjen më të madhe në këtë listë e mori rikthimi i Eden Hazard dhe kapitenit Sergio Ramos.

Buzëqeshjen më të madhe për këto rikthime sigurisht e ka bërë Zinedine Zidane, i cili ka pasur një skuadër të ‘përgjysmuar’ gjatë gjithë këtij sezoni./Lajmi.net/