Ronaldo në Real Madrid? – Zidane flet për rikthimin e portugezit

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur rreth spekulimeve të fundit se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në klub.

Sport

12/03/2021 14:41

Portugezi u bashkua me Zonjën e Vjetër në vitin 2018 dhe që nga atëherë ka shënuar 92 gola në 121 ndeshje, raporton lajmi.net.

Megjithatë, Zidane tregoi maturi në përgjigjen e tij, duke potencuar se Ronaldo vazhdon të jetë një lojtar i Juventusit.

I pyetur mbi spekulimet e fundit, francezi tha: “Ronaldo këtu ka bërë histori, ai është i jashtëzakonshëm. Tani është një lojtar i Juventus dhe nuk mund t’ju them juve asgjë nga ajo çfarë po raportohet. Ai është një lotjar i Juventusit dhe unë duhet ta respektojë një gjë të tillë”.

Paga e lartë e Ronaldos është problemi kryesor për Bianocenrët, të cilët kanë pasur humbje të mëdha këtë sezon si rezultat i pandemisë COVID-19./Lajmi.net/