Arsenali triumfon ndaj Olympiacosit

Arsenali ka triumfuar sigurt ndaj Olympiacosit në kuadër të 1/8 të finales se Europa League.

Sport

11/03/2021 22:53

Arsenali ka triumfuar ndaj Olympiacosit në kaudër të Europa League, transemton lajmi.net.

Në stadiumin Georgios Karaiskakis të Olympiacosit, Martin Odegaard ka zhbllokuar rezultatin në min (34’).

Ky ishte goli i parë në fanellën e Arsenalit për talentin norvegjez. Ai ka realizuar një gol fantastik nga distanca.

Në pjesën e dytë, Olympiacosi shënoi pas një gabimi të Arsenalit në mbrojtje.

Këtë herë ishte, Dani Cebalos i cili duke qarkulluar topin në mbrojtje, u shpërqendrua dhe i dha mundësinë Olympiacosit të barazonte.

El Arabi i vodhi topin dhe shënoi në portën e Lenos min (58’).

Por, “The Gunners” treguan kualitetin, Gabriel shënoi në min (79’) për ti dhënë avantazhin skuadrës.

Gabriel asistoi edhe golin e tretë, Mohamed Elneny shënoi min (85’).

Tani, Arsenali zhvillon ndeshjen kthyese në mënyrë komode.

Rezultati përfundimtar, Olympiacos 1-3 Arsenal./Lajmi.net/