Goli i parë në fanellën e Arsenalit, Odegaard realizon gol spektakolar

Martin Odegaard ka shënuar një gol fantastik kundër Olympiacosit në kuadër të 1/8 të finales së Europa League.

Sport

11/03/2021 21:54

Arsenali është duke avancuar në pjesën e parë ndaj Olympiacosit në kaudër të Europa League, transemton lajmi.net.

Në stadiumin Georgios Karaiskakis të Olympiacosit, Martin Odegaard ka zhbllokuar rezultatin në min (34’).

Ky ishte goli i parë në fanellën e Arsenalit për talentin norvegjez. Ai ka realizuar një gol fantastik nga distanca.

Kujtojmë që Odegaard është në formë huazimi tek Arsenali nga Real Madridi, por talenti norvegjez duket se ka bindur Mikel Artetan për cilësitë e tij, dhe “The Gunners” kanë të drejtën për blerje përfundimtare.

Më poshtë mund të shihni golin e Odegaard./Lajmi.net/