Mbappe tejkalon Messin, thyen rekordin e tij

Kylian Mbappe ka arritur që nga penalltia për t’i dhënë epërsinë klubit të tij ndaj PSG-së.

Sport

10/03/2021 22:29

Francezi është bërë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që ka arritur të shënojë 25 gola në këtë garë, duke thyer rekordin e Messit, shkruan lajmi.net.

Messi ishte 22 vjeçar e 286 ditë i vjetër kur arriti këtë shifër, ndërsa Mbappe me golin e shënuar sot ka thyer këtë rekord (pasi ai ka 22 vjet dhe 80 ditë).

22 vjeçari ka arritur shifra të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke shënuar katër gola ndaj Barcelonës./Lajmi.net/