Liverpool duhet të shqetësohen, një tjetër lojtar i lënduar

Robert Firmino pritet të humbasë ndeshjen e Liverpoolit ndaj RB Leipzig në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

09/03/2021 18:52

Të mërkurën The Reds do të luajnë ndaj Leipzigit për ndeshjen e dytë të 16-tës së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Liverpool po ka probleme të shumta këtë sezon sa i përket lëndimeve dhe një tjetër lojtar nuk pritet të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin Firminio, i cili nuk ishte në seancën e fundit stërvitore me klubin.

Paul Joyce, gazetar i The Times, konfirmoi se lëndimi i gjurit i Firminos duket se ka vazhduar, duke e bërë atë të humbasë stërvitjen.

Në anën tjetër, lajm i mirë për Jurgen Klopp është rikthimi i Ozan Kabak./Lajmi.net/