Zbulohen veprimet e jashtëzakonshme që janë ndërmarrë për organizimin e ndeshjes mes Kosovës dhe Spanjës

Kosova, një përfaqësuese në ‘ndërtim e sipër’, kështu e quajnë mediat Spanjolle përfaqësuesën e Kosovës.

Sport

09/03/2021 16:50

Federata Spanjolle e Futbollit ka punuar për muaj me Ministrinë e Punëve të Jashtme për organizimin e ndeshjes midis Spanjës dhe Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në mënyrë që ekipi kosovar të ketë qasje dhe të luajë në Spanjë.

Por, më ndryshe se herëve tjera do të jetë protokolli i ndeshjes, i cili do të jetë më i veçanti ndonjëherë në ndeshjet e organizuara nga Spanja.

Kosovës nuk do t’i referohen si shtet sovran kjo federatë, por ekipit tonë do t’i referohen si territori i Kosovës.

Me një gjë të ngjashëm ekipi i Kosovës do të përballet edhe për flamurin e tyre, i cili nuk do të shfaqet afër atij spanjoll.

Ngjashëm do të veprohet edhe për himnin, ku ai do të prezantohet si muzikë e dhuruar nga territori i Kosovës.

Spanjë-Kosovë do të luhet më 31 mars në La Cartuja dhe do të jetë ndeshja e tretë kualifikuese e Spanjës për Kupën e Botës 2022./Lajmi.net/