Mentaliteti i Cristiano Ronaldos duhet ta shqetësojë Porton, portugezi i dëshpëruar që të kualifikohet tutje

Pasi humbën ndeshjen e parë me rezultat 2 - 1, Cristiano Ronaldo dhe skuadra e Juventusit do përballen me Porton me synimin që të kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

09/03/2021 11:01

Golat nga Mehdi Taremi dhe Muossa Marega e vendosën Porton në avantazh me rezultat 2 – 0, por një gol i vonshëm i Federico Chiesas ‘ringjalli’ shpresat e Juves, përcjellë lajmi.net.

Dy skuadrat takohen në Torino dhe Ronaldo do jetë i dëshpëruar që të kualifikohet në fazën tjetër.

Superylli portugez nënshkroi me Juventusin për të fituar Ligën e Kampionëve, trofe që nuk e kanë fituar që nga viti 1996.

36-vjeçari pushoi në ndeshjen e fundit ndaj Lazios duke zhvilluar vetëm 20 minuta, që të jetë i përgatitur për ndeshjen ndaj Portos.

“Cristiano Ronaldo është mirë, këto ndeshje janë të tij. Ka pushuar dhe nuk mundet të pres”, tha ai.

Kjo vërtetë duhet të jetë shqetësim për Porton, që kanë shumë arsye të frikësohen nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Ne kemi parë edhe më herët se mentalitetin e portugezit kur Juventus ishte duke humbur ndaj Atleticos.

Në muajin mars 2019, Juve ishte duke humbur me rezultat 2 – 0, ndërsa het-triku i portugezit siguroi kualifikimin e “Bianconerëve” tutje.

“Ndoshta kjo është arsyeja pse Juventusi me transferojë”, ishte shprehur Ronaldo pas përmbysjes që i bëri klubit spanjoll.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo do shkëlqejë edhe ndaj klubit portugez sonte (e martë), ndeshje që nis në ora 21:00./Lajmi.net/