Mbyllet pjesa e parë, United në epërsi ndaj Cityt

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit anglez Manchester City - Manchester United.

Sport

07/03/2021 18:16

Rezultati momental është 0 – 1, në të mirë të “Djajve të Kuq”, shkruan lajmi.net.

Qysh pas dy minutave lojë, Gabriel Jesus bëri ndërhyrje të palejueshme duke shkaktuar penallti për Unitedin, të cilën e realizoi Bruno Fernandes (2′).

Pastaj, City ishte tjetër skuadër duke dominuar në të gjitha aspektet.

Nëse shohim statistikat, 65 për qind e topit i takonte “Qytetarëve”, të cilët patën edhe 11 gjuajtje në portë, tri prej të cilave ishin në kornizë, por nuk ia dolën t’i konkretizojnë.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë, nëse do mbetet ky rezultat./Lajmi.net/