Formacionet zyrtare: Manchester City – Manchester United

Sonte (e diele) do zhvillohet derbi i Manchesterit, mes Cityt dhe Unitedit, e vlefshme për xhiron e 27-të në Premierligë.

Sport

07/03/2021 16:31

“Qytetarët” dhe “Djajtë e Kuq” janë në garë për titull, andaj do mundohen vetëm që të arkëtojnë pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Formacionet e zgjedhura nga Pep Guardiola, respektivisht Ole Gunnar Solskjaer tashmë janë bërë publike nga dy klubet.

Manchester City: Ederson; Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Mahrez, Sterling, Jesus.

Manchester United: Henderson; Lindelof, Maguire, Shaw, Wan-Bissaka, McTominay, Fred, Fernandes, Martial, Rashford, James.

Ndeshja zhvillohet në “Etihad” dhe nis në ora 17:30./Lajmi.net/