Klopp e thotë troç: Lojtarët besnik nuk do të largohen nga klubi

Jurgen Klopp thotë se nuk ndjehet i shqetësuar për largimin e lojtarëve pasi beson se ata nuk janë duke kërkuar një gjë të tillë.

Sport

06/03/2021 10:12

Në ndeshjen e fundit të Liverpoolit ndaj Chelsea, u pa një pakënaqësi te Mohamed Salah pasi u zëvendësua në minutën e 62-të, shkruan lajmi.net.

Gjatë ndeshjes, vetë agjenti i lojtarit postoi një koment në rrjetin e tij social ‘twitter’, duke aluduar se Salah mund të largohet nga The Reds.

Megjithatë, menaxheri i Liverpoolit ka thënë se lojtarët besnik nuk do të largohen nga klubi.

“Unë e kam thënë edhe më herët, në qoftë se një lojtar nuk dëshiron të jetë më ne për shkak se nuk luajmë në Ligën e Kampionëve, atëherë unë nuk e dua atë”, ka thënë Klopp.

The Reds janë rrugës për të humbur një vend që i dërgon ata në Ligën e Kampionëve, pasi për momentin janë të pozicionuar në vendin e gjashtë./Lajmi.net/