S’ndalen problemet te Reali, lëndohet sulmuesi tjetër

Problemet me lëndimet te Real Madrid nuk dinë të ndalen.

Sport

04/03/2021 15:11

Pavarësisht që shumë yje si Eden Hazard, Karim Benzema, Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Eder Militao janë të lënduar, në listë është shtuar edhe Mariano Diaz, përcjellë lajmi.net.

Diaz ka pësuar lëndim muskulor, andaj do mungojë në derbin madrilen që zhvillohet këtë të diele (7 mars).

“Pas testimeve të bëra te Mariano Diaz nga Real Madrid, u diagnostikua me lëndim muskulor”, shkruhet në komunikatë.

Mbetet të shihet nëse Benzema dhe Hazard do rikthehen, ngase në sulm tani ndodhen vetëm Vinicius Junior, Marco Asensio dhe Rodrygo nga ekipi i parë./Lajmi.net/