Klopp dhe Mourinho në garë për yllin e Real Madrid
Menaxheri i Tottenhamit, Jose Mourinho thuhet se po punon për të arritur transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Eder Militao.
Sport
Spurs mund të provojë të nënshkruajë qendërmbrojtësin brazilian në një huazim me opsionin për ta blerë më vonë përfundimisht, sipas Todo Fichajes, përcjell lajmi.net.
Miliato është një target edhe për Liverpoolin, me këta të fundit që kanë pasur probleme të mëdha këtë sezon me lëndime.
Qendërmbrojtësi me sa duket mund të jetë në dispozicion për më pak se 30 milion €.
Lojtari do ta fitonte vendin e titullarit, një gjë të cilën nuk e ka te Los Blancos./Lajmi.net/