Kujdesi që duhet të tregoni për të shmangur lindjen e parakohshme

Dhimbjet dhe gjakderdhja janë shenja të lindjes së parakohshme.

Lifestyle

04/03/2021 10:25

Shenjat dhe simptomat nga të cilat duhet të bëni kujdes, pasi rrezikoni lindjen e parakohshme janë:

-Kontraktimet e mitrës, ndoshta pa dhimbje, që duken si shtrëngime në bark, shkruan libri “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”.

-Kontraktime të shoqëruara me dhimbje fundshpine apo rëndesë në pjesën e poshtme të legenit dhe në pjesën e sipërme të kofshëve, tranmseton lajmi.net.

-Ndryshime të sekrecioneve vaginale, si njolla të zbehta apo gjakderdhje e lehtë, ujë që rrjedh nga vagina ose sekrecione të trasha të përziera me gjak.

Nëse keni më shumë se gjashtë kontraktime në orë, që zgjasin më pak se 45 sekonda, edhe pse mund të mos ndieni dhimbje, kontaktoni mjekun ose maternitetin ku shkoni për kontrolle.

Veçanërisht e rëndësishme është nëse keni gjakderdhje vaginale të shoqëruar me shtrëngime apo dhimbje barku.