Kur do të shohim rikthimin e Neymarit? – flet Pochettino
Neymar është duke u rikuperuar nga lëndimi i tij në muskuj, sipas Mauricio Pochettinos.
Sport
Braziliani pësoi një lëndim më 10 shkurt në Kupën e Francës dhe ka qenë jashtë fushave deri atëherë, përcjell lajmi.net.
Akoma nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës më 10 mars.
Pas fitores së djeshme të klubit parisien ndaj Bordeaux, 1-0, Pochettino njoftoi se janë optimist për rikuperimin e Neymarit.
“Nesër do t’i vlerësojmë lojtarët dhe do të shohim nëse mund t’i rikthejmë disa lojtarë për ndeshjen ndaj Brest në Kupën e Francës të shtunën”.
“Përparimi i Neymar është i favorshëm. Në ditët në vijim, ne do të vlerësojmë nëse ai mund të jetë gati.”, përfundoi Poch./Lajmi.net/